Telegrafi

Deputeti i LDK-së i prekur me COVID-19: Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i cili ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19, ka bërë të ditur se është drejt përballimit me sukses të këtij virusi.

Avdyli ka thënë se sot ka filluar ditën me shumë pak simptoma.

Lexo po ashtu Pas Gashit edhe tre deputetë të LDK-së, të infektuar me coronavirus

“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me COVID. Faleminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faleminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Ndryshe mbrëmë u konfirmuan 195 persona me COVID-19, duke e quar në total numrin e të prekurve në 3703, kurse deri më sot janë shëruar 1946 dhe raste aktive janë 1678. /Telegrafi/