Site icon Telegrafi

Deputeti indian i shpëton më të keqes për një “fije floku”, helikopteri në të cilin ishte bënte lëvizje të pakontrolluara (Video)

Helikopteri brenda të cilit ishte deputeti indian Mahant Balaknarth, është filmuar teksa bënte lëvizje të pakontrolluara mbi fshatin Alvar në veri të shtetit indian Rajasthan.

Mediat indiane raportojnë se as piloti e as dy pasagjerët që ishin në helikopter, nuk kanë pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.

Raportohet se piloti nuk kishte mundur të zbret në tokë, dhe kështu ishte detyruar të kthehet në Delhi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti që ka mundur t’i kushtojë me jetë pasagjerëve dhe pilotit. /Telegrafi/

Exit mobile version