Salih Salihu është deputet i Vetëvendosjes dhe kur ia kërkon partia del e kritikon Qeverinë. Kështu do të bëjë edhe sot. Por kur është fjala për biznesin e tij ai përfiton nga programet e Qeverisë.
Deputeti nga Vitia, ka paralajmëruar sot një konferencë për të kritikuar programin për bujqësi, por ai vet ka përfituar mijëra euro nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Të hënën, më 30 mars, në ora 13:00, Komiteti për Bujqësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë për media si kritikë për programin për bujqësi të Qeverisë së Kosovës. Në këtë konferencë do të flasin Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Driton Çaushi, si dhe deputeti Salih Salihu”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Nga dokumentet që e ka siguruar Gazeta Express, del se Salih Salihu prej vitit 2011 e deri në vitin 2014 ka marrë mbi 44 mijë euro nga MBPZHR-ja.
Me poshtë e gjeni listën e përfitimeve të Salih Salihut nga MBPZHR-ja, si në grante ashtu edhe në subvencione: