Site icon Telegrafi

Deputeti Haxhiu ripropozon tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti deri në 30 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka ri-propozuar tërheqjen e mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trustit) deri në 30 për qind.

Haxhiu ka thënë se duhet të bëhet me arsyetimin se është bërë shtrenjtimi i rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor, përcjell Telegrafi.

“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është më se e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30 për qind”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas tij, qytetarët që kanë të ardhura më të ulta do të mbështeten me shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version