Site icon Telegrafi

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka bërë një deklaratë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në profilin e tij në “X”, ai ka shkruar se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje, të pranojë Kosovën, ose të mos marrë asnjë vendim, transmeton Telegrafi.

“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve dhe PACE… duke mos marrë asnjë vendim”, ka pohuar ai.

Kjo e dyta, sipas Abraham do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, vijon  postimi i tij.

Ndryshe, në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë më shumë qartësi nëse Kosova do të kalojë edhe fazën finale të anëtarësimit në këtë institucion.

Së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të KiE duhet të jenë në favor të Kosovës në mbledhjen e 16 majit./Telegrafi/

Exit mobile version