Telegrafi

Deputeti Uka me një gjest fisnik – do të luaj rolin e shitësit për të grumbulluar fonde për personat me nevoja të veçanta

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitim Uka, në shenjë mbështetje dhe solidarizimi më komunitetin e Down Syndrome Kosova dhe Autizmi Flet, të kaloj natën në tendat e vendosura nga ky grup në qendër të Prishtinës.

Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se se ai do t’i rikthehet profesionit të shitësit, ku të premten në mbrëmje do të shërbej me kënaqësi çaj e kafe, do të shes kartoline, si mënyrë për të mbledhur sipas tij, fonde për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të deputetit Uka:

Të dashtun,

Mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara e kemi obligim, por është edhe kënaqësi e veçantë. Unë kam vendosur, që përpos konstributit modest profesional, sonte të kaloj mbrëmjen në tendat e Down Syndrome Kosova (DSK) dhe Autizmi Flet.

I rikthehem profesionit të shitësit dhe do të shërbej me kënaqësi çaj e kafe, do të shes kartolina, për të mbledhur fonde për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Po ju lutem, që kafen apo çajin e sontëm, ta shijoni më shumë edhe duke ndihmuar fëmijët me sindomin Down apo fëmijët me Autizëm.

Për familjarët e miqtë, që iu kam premtuar kafe, sonte e keni mundësinë ideale (paguaj dhe shërbej unë :)).

Ju mirëpres nga ora 17:00 e tutje.

P.S. Tendat e DSK dhe Autizmi Flet jane ne Sheshin Zahir Pajazifi, afer Hotelit “Grand”.