Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay, që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, me anë të disa videove kishte ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bay përmes një video incizimi të publikuar në Twitter, nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e pati quajtur terroriste.
“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, ka shkruar ai në Twitter.
Ici, sur le pont de Mitrovica, les serbes chrétiens ont défendu leur territoire face aux attaques des terroristes Albanais de l’UCK.
Ils ont été le rempart de notre civilisation européenne. pic.twitter.com/IW9z200m9I
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
Pas deklaratave të tij, ka pasur reagime të shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, duke kërkuar që Bay të shpallet “persona non-grata”.
I njohur për qëndrimet e tija pro-ruse dhe serbe, ekstremisti francez sërish ka lavdëruar Milorad Dodikun, pasi ky i fundit ka dekoruar presidentin rus Vladimir Putin.
“Një nder që francezët dallohen në këtë mënyrë në mirënjohje për angazhimin e tyre përkrah popullit serb”, shkruan ai.
https://twitter.com/SerbiaWatch/status/1612207109667438593
Bay shkon edhe më tutje ku kërkon që të mbrohen idsntiteti i serbëve të krishterë në Bosnjë e Hercegovinës.
“Kjo festë kombëtare është një mundësi për të kujtuar se serbët e krishterë të Bosnjës duhet të respektohen dhe të mbrohet identiteti i tyre”, thekson ai.
La République serbe de Bosnie représente plus d’un tiers de la population et la moitié du territoire de la Bosnie-Herzégovine.
Ce jour de fête nationale est l’occasion de rappeler que les Serbes chrétiens de Bosnie doivent être respectés et leur identité défendue. pic.twitter.com/C9V2dWr3En
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) January 8, 2023
Atij i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëj udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi Bay mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Ky ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024. /Telegrafi/