Site icon Telegrafi

Deputeti Dimovski do të dëshmoj për ngjarjet e 27 prillit

Deputeti i Partisë Socialiste, Ljupço Dimovski, është ftuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Shkupit, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimovski duhet të sqaroj se çfarë veprimesh ndërmori më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Atij i është vazhduar paraburgimi shtëpiak.

Gjatë javës, dëshmi dhanë edhe deputetët Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska. Të gjithë janë të akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, që është e dënueshme me më së paku 10 vite burg./Telegrafi/

Exit mobile version