Site icon Telegrafi

Deputeti Dimitrievski do të inicojë parashtresë dhe padi për incidentin në Kumanovë

Deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski ka paralajmëruar parashtresë dhe padi për policët në kontrollin e brendshëm. Sipas tij, policët morën pjesë në sulmin ndaj tij në një restorant në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu do të kërkoj informacione se njoftimi i tij për incidentin nuk është regjistruar në policinë e Kumanovës. Incidenti ka ndodhur pardje në mbrëmje, kurse MPB-ja bëri të ditur se deputeti Dimitrievski ka sulmuar një person dhe i ka shkaktuar lëndime trupore për çështje të një kënge.

Dimitrievski thotë se MPB-ja e ka mbyllur çështjen pa marrë deklaratën e tij, por ai vetë ka shkuar në stacion ku është njoftuar se nuk ka asnjë njoftim të tij për incidentin./Telegrafi/

Exit mobile version