Pas konferencës për shtyp të Dragan Petkovski nga OBRM-PDUKM-ja i cili theksoi se vendi i Maksim Dimitrivskit nuk është në politikë, por në burg, ka reaguar edhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se e kupton Petkovskin, për shkak se sipas tij është i detyruar t’i thotë këto gjëra, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i LSDM-së publikoi një fotografi, e cila siç thotë, është bërë nga dhunuesit të cilët e kanë sulmuar dhe kanë tentuar ta linçojnë.
Në një bisedë telefonike për “Makfaks” ai thotë se posedon disa video nga sulmi, që do t’i bëjë publike, ndërsa njëra prej tyre tanimë gjendet në rrjetin Youtube.
“Në video qartë shihet si dhunuesi godet kolegun nga policia. Ata jo vetëm “që na sulmuan” dhe prishën festën tonë, por tërhoqën edhe gra, ndërsa kolegët e tyre nga SPB Kumanovë i lëshuan të largohen”, shkruan deputeti./Telegrafi/