Telegrafi

Deputeti Dimal Basha: Nuk ka dyshim se Kosovës i konvenon fitorja e Biden-it

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha thotë se në Kosovë nuk duhet pasur dyshime se cili kandidat për zgjedhjet presidenciale në SHBA është më i miri.

“Biden ka qenë mbështetës i madh i kauzës tonë. Ai madje me disa të tjerë ka kërkuar që të ketë edhe ndërhyrje të trupave tokësore amerikane në Kosovë”, ka thënë Basha në RTV Dukagjini.

Basha ka thënë se nuk ka më dyshime se neve në Kosovë na konvenon fitorja e Biden, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht se kjo gjë mund të ndryshoj për qytetarët në SHBA”.

Deputeti i LVV-së thotë se marrëveshja që ka dalë nga Uashingtoni nën drejtimin e Trump nuk është në favor të Kosovës.

“Ne kemi pasur dyshime se të gjitha përpjekjet e Grenellit kanë qenë që t’ia dërgoj një trofe Trumpit. Nuk besoj se Kosova ka përfituar nga zotimet që janë bërë në Uashington”, deklaroi ndër të tjera Dimal Basha./Telegrafi/