Një anëtar danez i Parlamentit Evropian kërkon që Donald Trump të “p******”, në përgjigje të presidentit amerikan që pretendonte idenë e blerjes së Grenlandës.
Duke folur në seancën e BE-së në Strasburg të Francës, dje Anders Vistisen, i cili është anëtar i Partisë Popullore daneze, tha: “I dashur president Trump, dëgjo me shumë kujdes. Grenlanda ka qenë pjesë e mbretërisë daneze për 800 vjet. Është pjesë e vendit tonë, nuk shitet. Më lejoni ta them me fjalë që mund ta kuptoni – z. Trump p******”.
Që nga rizgjedhja e tij, Trump ka shprehur një interes për të përvetësuar Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë.
Por dëshira e tij për t’i kapur ata të dy, ka shkaktuar reagime të jashtëzakonshme.
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe një territor gjysmëautonom i Danimarkës. /Telegrafi/