Kamerat e sigurisë të instaluara brenda veturës, kanë filmuar momentin kur deputeti i Çeçenisë qëllohet për vdekje derisa po shkonte me veturë në punë.
Magomed Askhabov nga Republika e Çeçenisë, përplaset me veturë në shtyllën elektrike në momentin kur qëllohet me pushkë automatike nga persona të panjohur, të cilët po e ndiqnin me veturë, transmeton Telegrafi.
Por, kamerat e instaluara brenda veturës së tij Toyotas Camry kanë filmuar momentin kur një veturë tjetër i afrohet në anën e majtë, dhe derisa Askhabov po lëvizte me shpejtësi të madh ekzekutohet me pushkë automatike, xhami i përparmë i veturës mbulohet me gjakun e tij.
Ndërkaq i pari i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka deklaruar se bazuar në informatat që i posedon, vrasja e Askhabovit nuk është bërë për shkaqe politike. /Telegrafi/