Telegrafi

Deputeti gjerman: Situata në Kosovë nuk guxon të përkeqësohet, urgjentisht vendi të anëtarësohet në KiE

Situata në veri të Kosovës ku për më shumë se dy javë, u bllokuan rrugët e vendit nga serbët lokalë, të dirigjuar Serbia, ka shqetësuar edhe ligjvënësit gjermanë.

Volker Ullrich nga koalicioni CDU/CSU ka thënë se Serbia duhet dërguar mesazh nga blloku 27 anëtarësh.

“Situata në Kosovë nuk guxon të përkeqësohet më tej. Ajo që nevojitet është një mesazh i koordinuar evropian ndaj Serbisë”, deklaroi ai.

Deputeti gjerman ka thënë se Kosovës duhet ofruar perspektivë Evropiane dhe anëtarësim i shpejt në Këshillin e Evropës.

“Nevojiten shtensionimi dhe stabiliteti. Perspektiva evropiane për Kosovën, me anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës mbetet urgjente”, tha Ullrich në një postim në Twitter./Telegrafi/