Deputeti konservator, David Amess, i cili u ther për vdekje me thikë në takimin elektoral në një kishë në Essex, kishte paralajmëruar ditë më parë për takimin që do të zhvillonte.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Amess kishte ndarë njoftimin në llogarinë e tij në Twitter bashkë me të dhe një fotografi të vendndodhjes së kishës metodiste.
“Takimi im i radhës elektoral do të zhvillohet të premten më 15 tetor në Kishën Metodiste Belfairs në Eastwood Roadh North, Leigh-on-Sea”, pati shkruar deputeti i ndjerë.
My next constituency surgery will be taking place on Friday 15th October at Belfairs Methodist Church, 251 Eastwood Road North, Leigh-on-Sea, SS9 4NG.
To book an appointment please email amessd@parliament.uk or call 020 7219 3452 pic.twitter.com/aHhxWPrXXi
— Sir David Amess MP (@amessd_southend) October 12, 2021
Amess, 69-vjeçar, kishte qenë deputet që nga viti 1983, ai ishte i martuar dhe po ashtu ka lënë pesë fëmijë.
Bëhet e ditur se 69-vjeçari që përfaqësonte Southend West, po mbante një takim me zgjedhësit e tij – ku votuesit mund të takojnë deputetin e tyre dhe të diskutojnë shqetësimet – në Kishën Metodiste Belfairs në Eastwood Roadh North.
Policia në Essex ka thënë se ata kishin pranuar raporte për therje pak pas orës 12:05 (koha lokale) dhe gjetën dikë të lënduar.
Ai u trajtua nga shërbimet e emergjencës por vdiq në vendin e ngjarjes.
Amess është deputeti i dytë në detyrë që është vrarë në pesë vitet e fundit, pas vrasjes së deputetit të Partisë së Punës, Jo Cox në vitin 2016. /Telegrafi/