Qeveria aktuale edhe shumë punë, ndërsa shteti është robëruar nga partitë politike, thekson Surja Rashidi, deputeti nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas tij, për raportin kanë kontribuar qytetarët, por për këtë vonesë, siç tha ai përsëri fajtorë kryesor janë qeveria e kaluar në mes OBRM-PDUKM dhe BDI, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Askush nga politikanët deri më tani nuk ka qenë i dënuar për vjedhjen e parave të qytetarëve. Në raport shkruan se në vitin 2017, ekonomia ka pasur rritje për zero për qind. Reformat në gjyqësi nuk ka, pra ende ka vendime selektive. Sistemi zgjedhor ende nuk është i ndryshuar, ndërsa deri më tani nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe demokratike, tha Rashiti.
Deputeti e ka përshëndetur progresin, duke thënë se jo vetëm Maqedonia, por të tërë Ballkanit Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/