Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se qeveria Hoti për një kohë të shkurtër ka orientuar rrugën e vendit për njohje të ndërsjellët me Serbinë.
Në seancën e sotme plenare, ku kryeministri Avdullah Hoti është thirrur në interpelancë për moratoriumin 1 vjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare, deputeti Abrashi tha se qeveria Hoti ka ndjekur një strategji të trasuar nga qeveria Haradinaj që dialogu mos të udhëhiqet vetëm nga Brukseli.
“Qeveria Hoti arriti për një kohë të shkurtër të sjell në binar dhe të orientojë rrugën për njohjen e ndërsjellët Kosovë-Serbi në drejtim të ShBA-së. Kjo ishte një strategji e trasuar nga qeveria Haradinaj e cila e kuptoi se bisedimet e udhëhequra vetëm nga Brukseli nuk do të nga dërgonin në rrugën e duhur”.
“Për të ruajtur interesat vitale të Kosovës në këto bisedime i vetmi garantë është involvimi i ShBA-së. Jo vetëm kaq, implementimi i marrëveshjes së Uashingtonit do ta shndërrojë Kosovën nga autsajderi politik në faktor ekonomik rajonal”, tha ai.