Telegrafi

Deputeti i AAK-së: FARK-u në Dukagjin la popullatën në dorë të okupatorit, ushtarëve iu tha gjenduni si të mundeni

Deputeti i AAK-së, që ka qenë kryetar i OVL UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla në “Personale” ka folur për luftën e UÇK-së dhe problemet që kanë pasur me grupe të ndryshme.

Ai thotë se ushtarët e thjeshtë në mes vete ndiheshin si vëllezër pavarësisht se në strukturat komanduese ka pasur ndasi në momente të caktuara.

Syla thotë se Ramushi gjithmonë ka bërë kompromise dhe nuk ka lejuar të vjen deri te vëllavrasja.

“Ramushi ka pranuar edhe grupet tjera që kanë ardhur e që quheshin “FARK” pavarësisht se unë nuk kam parë që ka ekzistuar ndonjë uniformë e tillë”.

Kryetar i OVL UÇK-së në Pejë thotë se grupet që erdhën për dy-tre muaj dhe shkuan të turpëruar duke lënë popullatën në dorë të okupatorit.

“Ushtarët i qitën në bjeshkë ku shumica u vranë. Në fund iu thanë “Shkoni nga të doni, deri këtu ishte rruga jonë. Gjindeni si të mundeni”. Kjo nuk ka ndodhur me Ramush Haradinajn t’i braktisë ushtarët”.

Syla thotë se shumë ushtarë të ri janë tronditur kur komandanti u kishte thënë gjenduni si të mundi.

“Për mua FARK nuk kishte por ishte një komandant i vetëshpallur… Tahir Zemaj ishte ai”, tha ndër të tjera Gazmend Syla./Telegrafi/