Site icon Telegrafi

Deputetët votojnë raportin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë votuar raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019. Ani pse u adresuan kritika ndaj këtij institucioni ky raport morri “dritën e gjelbërt”.

Ndërkohë mungesa investimeve kapitale, dallimet mes pagesave për shërbime të ujit mes konsumatorëve dhe humbjet e ujit në nivel vendi u paraqitet si kritika ndaj ARRU-së.

Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku i paraqiti disa prej këtyre problematikave .

“Përmes këtij raporti vërehen dallimet e mëdha tek pagesat e shërbimeve të ujit mes konsumatorëve nga Mitrovica e Veriut dhe pjesëve të tjerëve të Kosovës. Këto dallime janë diskriminuese ndërmjet pagesave të konsumatorëve. Kjo paraqet një problem mjaft të madh që duhet të adresohet nga Qeveria e Kosovës. Raporti nuk jep të dhëna për investimet kapitale dhe sasinë e ujit të humbur”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke arsyetuar mos votimin e këtij raporti, tha se ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri

“Ne si grup parlamentar nuk e mbështetim për disa arsye. Raporti ka mungesë për vizitat në teren nga personeli i ARRU-së dhe kemi kërkuar një specifikim të zyrtarëve të tyre në këto vizita. Gjithashtu çështja e investimeve kapitale, kemi kërkuar informata shtesë, ndërsa nga zyrtarë e tyre me përgjigje që e kemi marrë nuk ka sqaruar pse në disa ndërmarrje të ujësjellësit siç është në Gjakovë, investimet që janë bërë nuk janë përfshirë në faturim…ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri çështje edhe politike dhe teknike”, tha ajo.

Deputetët kanë miratuar buxhetin për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ndërsa, tash po shqyrtohet në lexim të parë projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Exit mobile version