Me 80 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Shmangia e Rregullores së Kuvendit erdhi si kërkesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e përkrahur edhe nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se edhe në seancën e djeshme kanë thënë se janë kundër miratimit të Projektligjeve me procedurë të përshpejtuar, pasi koalicioni qeverisës e ka ditur mirë kur i skadon mandati EULEX-it.
Sipas Konjufcës, vonesat lidhur me mandatin e EULEX-it janë bërë qëllimshëm nga koalicioni.