Site icon Telegrafi

Deputetët votojnë pro disa marrëveshjeve ndërkombëtare, por i thonë jo marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës pas disa muajve bllokadë ka arritur sot t’i miratojë disa marrëveshje ndërkombëtare, por ajo me Mbretërinë e Danimarkës për burgjet sërish nuk mori votat e deputetëve.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pro marrëveshjes për burgjet me Danimarkën votuan 75 deputetë, kundër 13, ndërkaq nuk pati abstenim.

Me këtë votim nuk arriti të miratohet Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ndërkaq, edhe shumë pika tjera të rendit të ditës kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare.

Deputetët votuan pro Projektligjit për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm.

Po ashtu u votua edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

Ligjvënësit votuan po ashtu pro Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”. /Telegrafi/

Exit mobile version