Telegrafi

Deputetët vendosën që të formohet Komision hetues për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 82 vota “për” ka sjellë vendim për formimin e komisionit anketues, pas skandalit me ilaçet në Klinikën e Onkologjisë.

Propozimi u dorëzua nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni hetimor, siç u theksua në seancë, duhet të përcaktojë nëse të drejtat elementare njerëzore të pacientëve që trajtoheshin në Repartin e Onkologjisë kërcënoheshin nga ai skandal pas daljes jashtë përdorimit të sistemit KATO për përgatitjen e citostatikëve si dhe të bëjë një analizë për të përcaktuar përgjegjësinë politike.

Vendimin e kanë përkrahur edhe deputetët e LSDM-së, ndërsa deputeti Nenad Kociq ka thënë se nëse ka pasur keqpërdorime duhet të publikohen me emër dhe mbiemër./Telegrafi/