Site icon Telegrafi

Deputetët i thonë po kredisë së Bankës Evropiane – për rehabilitimin e rrugëve rajonale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale.

Pro këtij projektligji ishin 82 deputetë, ndërkohë asnjë nuk ishte kundër.

Deputetët tani po shqyrtojnë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10.

Exit mobile version