Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot do ta vazhdojnë diskutimin për propozimin për emërimin e prokurorit të ri publik, që është në rend dite në seancën e 12-të.
Në seancën e ditës së hënë deputetët e opozitës akuzuan se me procedurën për shpalljen publike është shkelur neni i ligjit që sipas tyre, LSDM ka kërkuar të futet në Ligjin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa shumica parlamentare mendon se nuk është shkelur asnjë ligj në procedurën e shkarkimit të prokurorit publik, Marko Zvrlevski dhe kujtuan opozitën se në vitin 2013 kur u nënshkruan zgjedhjet më 11 janar, OBRM-PDUKM-ja më 21 janar emëroi Zvrlevskin si prokuror.
Deputetët më herët kanë filluar punën për pikat e seancës së 12, në të cilën janë vendosur disa ligje me procedurë të shkurtë, si dhe propozim-vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit./Telegrafi/