Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e rregullt plenare me 20 pika të rendit të ditës.
Në këtë seancë, ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, shqyrtimi i raportit financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, si dhe shqyrtimi i raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015.