Site icon Telegrafi

Deputetët sot diskutojnë për propozimin për amnisti të të akuzuarve për 27 prillin

Sot në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë me procedurë të shkurtë në lexim të dytë është vendosur propozim-ligji për amnisti të personave të dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.

Qeveria javën e kaluar dha mendim negativ për këtë propozim-ligj, të cilin e ka dorëzuar OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka deklaruar se ligji i propozuar nga deputetët e opozitës maqedonase është gjithëpërfshirës dhe se qeveria nuk mendon se kjo është rruga e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, ka thënë se mendimi negativ i qeverisë për ta ka qenë i pritur, por shtoi se përmes debatit ka mundësi që propozim-ligji të përmirësohet./Telegrafi/

Exit mobile version