Site icon Telegrafi

Deputetët sot diskutojnë për interpelancat e OBRM-PDUKM-së për ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 13-të në të cilën do të debatohet për shtatë pika, mes të cilave edhe interpelanca për tre ministrat e qeverisë së re.

Deputetët do të debatojnë për interpelancën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Diimitrov, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, të dorëzuara nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite janë edhe propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale dhe të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, që të dy në lexim të parë.

Në seancën plenare, deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozimet për plotësimit të Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe të Ligjit për ekonomi të ujërave, që të dyja në lexim të parë, ndërsa të parashtruara nga opozita./Telegrafi/

Exit mobile version