Telegrafi

Deputetët shqiptarë të Malit të Zi rreth situatës në Tuz: Qeveria duhet të bëjë hapa prapa rreth masave epidemiologjike

Deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, u tha protestuesve në Tuz se do të qëndron në krah të Komunës si përfaqësues i qytetarëve.

Ai vuri në dukje se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe se Qeveria “duhet të bëjë hapa prapa”.

Nimanbegu iu referua thirrjes për zgjidhjen e problemit në një mënyrë shtypëse dhe tha se gjithçka duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. Kur u pyet se kush bën thirrje për masa shtypëse, ai tha se është presidenti i partisë të së Drejtës së Malit të Zi.

Përveç Gencit, aty ishte i pranishëm edhe Nazif Cungu, ku të dy u pritën me duartrokitje të gjata gjersa Gjeloshaj ka marr mbështetje edhe nga kryetari i asamblesë komunale të Ulqinit, Ilir Capuni.

Kujtojmë se policia malazeze ka ndërhyrë në qytetin shqiptar të Tuzit për të shpërndarë qytetarët që kanë bllokuar rrugët nacionale. E gjithë kjo ka ndodhur pasi që komuna ka vendosur që mos t’i respektojë masat e caktuara të qeverisë për përhapjen e coronavirusit.

Lexo po ashtu Ulqini në përkrahje të Nik Gjeloshajt: Qeveria malazeze po e diskriminon Tuzin dhe Malësinë

Ndryshe, Gjeloshaj do të takohet gjatë ditës së sotme me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq si zëvendësin e tij, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/