Edhe pse deri tani është praktikuar një gjë e këtillë, prej sot, Komisioni për Ligj dhe drejtësi në Kuvend ka sjellë në vendim që mos ju paguhen harxhimet e rrugës deputetëve që nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i këtij komisioni, Petre Shilegov shkurtë ka thënë se kjo nuk është në rregull dhe bëhen harxhime të tepërta e me këtë rëndohet buxheti i Kuvendit dhe i shtetit.
”Nuk mundet më të nënshkruhen deputetët për pjesmarrje në Kuvend vetëm që të marrin harxhimet e rrugës, në ditë kur nuk janë në sallë për seancat e punës.” tha Shilegov pas sjelljes së vendimit. /Telegrafi/