Site icon Telegrafi

Deputetët pa debat miratuan Ligjin për Këshillin Gjyqësor në Maqedoni

Me gjithsej 62 vota “për”, pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, deputetët sot pasdite në lexim të tretë e sollën Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me kërkesë të kryetarit Talat Xhaferi, ky ligj u miratua pa debat, pasi siç tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, foltorja nuk duhet të keqpërdoret në fushatë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ligjit, Këshilli Gjyqësor është organ i pavarur i gjyqësisë, e siguron dhe garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor, përmes realizimit të funksioneve të veta në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Sipas nenit 3 të Ligjit, ndalohet organizimi politik dhe veprimi në Këshill. Anëtarët e Këshillit në ushtrimin e funksioneve të Këshillit nuk guxojnë të realizojnë aktivitete partiake. Këshilli me punën e vet pamundëson ndikim politik ndaj gjyqësisë.

Kuvendi gjithashtu në kuadër të seancës së 95-të solli edhe ligje, të cilat presidenti Gjorge Ivanov paraprakisht me dekret refuzoi t’i nënshkruaj.

Janë shqyrtuar edhe disa kërkesa për interpretime autentike./Telegrafi/

Exit mobile version