Në mungesë votash, Kuvendi nuk ka miratuar Raportin e Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015.
Deputetët e pranishëm në sallë nuk kanë votuar as pro as kundër këtij raporti, duke bërë kështu që të mos i marrë votat e duhura.
Me 53 për, 6 kundër dhe 6 abstenime Kuvendi miratoi Raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015.
Ndërsa me 30 për, 21 kundër dhe 20 abstenime nuk kalon Raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015.