Udhëheqja e një fushate publike nuk nënkupton që Kuvendi, si propozues i autorizuar, do t’i ndajë fondet individualisht secilit prej 120 deputetëve për fushatën e tyre për referendumin në nivel shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot pasdite e njoftuan nga Shërbimi Informativ i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku siç thuhet, si sqarimi i letrës së dërguar sot nga deputeti deri tek kryetarit i Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën ai njoftoi atë se do të marrë pjesë në fushatën publike për referendumin e ardhshëm, për të siguruar fonde për këtë qëllim.
Prandaj, Kryetari i Kuvendit, Xhaferi, thuhet në deklaratë, gjatë ditës së djeshme, dërgoi një njoftim grupeve parlamentare dhe deputetëve që nuk janë të organizuar në grupet parlamentare, për ta informuar brenda tri ditëve nëse ata do të marrin pjesë në fushatën publike dhe cili do të jetë qëndrimi i tyre për çështjen e referendumit “për” ose “kundër”.
Në bazë të të dhënave të fituara, Kuvendi do të blejë hapësirë mediatike për pjesëmarrje në debate, media të shkruara dhe portale të internetit, njoftojnë nga shërbimin informativ i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/