Site icon Telegrafi

Ligjet për EULEX-in, vazhdojnë nesër

(I plotësuar)-Dy projektligjet për EULEX-in do të diskutohen nesër.

Kështu është vendosur sot pasi që për sot nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Dy projektligjet për EULEX-in janë miratuar sot herët nga Qeveria e Kosovës ndërsa të njëjtit janë miratuar edhe nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës.

Votimi eventual i këtyre dy projektligjeve ia vazhdon mandatin misionit evropian edhe për dy vitet e ardhshme

Deputetët nuk ndryshojnë rendin e ditës, ligjet për EULEX-in mbesin për fund

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ka kërkuar që të shmanget rregullorja e Kuvendit në mënyrë që të futet në rend dite votimi për projektligjet për EULEX-in.

Por propozimi i Beqirit nuk ka marrë përkrahjen e deputetëve dhe pas votimit të këtij propozimi ka vazhduar me pikat e parapara në seancë.

Exit mobile version