Site icon Telegrafi

Deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, reagon zëvendëskryeministri Selmanaj

Pavarësisht që morën pjesë në seancë, deputetët e Kosovës nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Për këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke thënë se mosvotimi i këtij Projektligji është për keqardhje.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre. Madje deputetët opozitar nga frika që ky Projektligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

Lexo po ashtu Në mungesë të kuorumit, dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Po ashtu, Projektligji parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/

Exit mobile version