Telegrafi

Deputetët nuk e votojnë propozimin e AAK-së për rrymën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka propozuar që në këtë seancë të hyjë edhe një pikë tjetër e rendit të ditës, ajo për peticionin e mbi 30 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Megjithatë, ky propozim nuk morri shumicën e votave të deputetëve.
Një propozim tjetër erdhi nga deputeti Nait Hasani, i cili tha se komisioni i arsimit ka shqyrtuar projektligjin për maturën dhe duke e parë rëndësinë e këtij ligji dhe afatin kohor, kërkoi që të futet në rend dite në mënyrë që të ketë kohë për përgatitjen e maturës.
Ky propozim mbeti të votohet në ora 15:00, atëherë kur edhe deputetët do të vazhdojnë seancën. /Telegrafi/