Site icon Telegrafi

Deputetët me një minutë heshtje në nderim të akademikes Edi Shukriu

Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës ka nisur sot me një minutë heshtje në nderim të akademikes, Edi Shukriu, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Edi Shukriu ndërroi jetë të martën në moshën 72 vjeçare.

Në njoftimin për media të Akademisë së Shkencave të Kosovës bëhet e ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Lexo po ashtu Ndërron jetë Edi Shukriu, emër i njohur i historisë dhe arkeologjisë

Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00, ndërkaq homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version