Kuvendi i Maqedonisë dje ka ri-filluar me punë për të vazhduar seancën konstituive që u ndërpre më 30 dhjetor.
OBRM-PDUKM-ja ka debatuar me vetveten duke bllokuar seancën me replika dhe kundërreplika në mes vete.
Në një moment, radhën për kundërreplikë e merr Petre Shilegov, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së i cili i drejtohet deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski me fjalët: “Nikolla Gruevski do të shkojë në burg. Nikolla Gruevski do të shkojë në burg. Ju bëni ndasi në mes qytetarëve. Turp të ju vi o fashistë. Turp. Të gjithëve juve ju vlen shumë liria tani. Të gjithë kriminelët në burg do të shkoni” tha Shilegov.
Në fund, i nervozuar Shilegov thotë ”Ai do të ma ofendoj gjyshin tim, a be do ta vras” duke ju drejtuar deputetit të OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski. /Telegrafi/