Site icon Telegrafi

Deputetët miratuan strategjinë kombëtare për kulturë deri në vitin 2022

Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 40-të sot pasdite miratoi strategjinë kombëtare për kulturë për periudhën 2018-2022.

Deputetët e shumicës parlamentare gjatë diskutimit vlerësuan se bëhet fjalë për dokument strategjik, i cili është vizion dhe kornizë për demokracinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e partisë opozitare OBRM-PDUKM nuk e mbështetën këtë strategji dhe vlerësuan se është jozhvilluese, nuk i përgjigjet nevojave të kulturës dhe nuk ka projekte konkrete.

Ndërsa ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, tha se janë pranuar gjitha vërejtjet gjatë debatit që është organizuar në periudhën e kaluar, ndërsa pas diskutimit publik në Kuvend, grupet punuese kanë konfirmuar dhe pranuar nëntë amendamente.

Në tekstin e strategjisë, mes tjerash thuhet se parashihen reforma në Ministrinë e Kulturës dhe revitalizim i institucioneve të kulturës, ndryshime lidjore dhe zhvillim të bashkëpunimit ndërsektorial./Telegrafi/

Exit mobile version