Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot miratuan nevojën për sjelljen e ligjit për gjuhët.
Me 66 vota “pro” dhe 41 “kundër” deputetët i dhanë dritën jeshile propozimit të qeverisë që të vazhdohet diskutimi material në lexim të dytë ku, pritet që të ketë edhe ndërhyrje me amendamente
Kundër këtij ligji votuan vetëm deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kordinatori i grupit të parë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, tha se me këtë ligj nuk zgjidhet të gjitha çështjet e shqiptarëve, është anti-kushtetues dhe diskriminon gjuhët e pakicave në vend./Telegrafi/