Telegrafi

Deputetët miratojnë vendimin për përbërjen e trupave punues të Kuvendit

Me 98 vota “për” deputetët e miratuan propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, zv.kryetarëve, dhe anëtarëve të komisioneve të Kuvendit.

Pas më shumë se një muaj pauzë, Kuvendi përfundimisht bëhet me trupa punues, me çka krijohen kushtet për shqyrtimin e zgjidhjeve ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM dhe OBRM-PDUKM do të udhëheqin me nga tetë komisione, BDI me tre, ndërsa Lëvizja Besa dhe koalcioni ASH-AA, me nga një komision kuvendar.

Pas votimit të këtij propozim-vendimi, kryetari i Kuvendit dha pauzë një orë, ndërsa më pas do të vazhdojë diskutimi për pikën e dytë të rendit të ditës, që është verifikimi i mandatit të deputetit, i cili vjen në vend të Jagoda Shahpaskas./Telegrafi/