Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit i cili ka goditur Turqinë dhe Sirinë.
Nga tërmeti në Turqi dhe Siri më shumë se 11 mijë persona kanë vdekur.
“Këtë seancë ta fillojmë menjë minutë heshtje për t’i nderuar viktimat të cilat humbën jetën në këtë termet…
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shprehim ngushëllime familjeve të cilët i humbën më të dashurit të tyre, u prehshin në paqe të gjithë ata që ndërruan jetë”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.