Telegrafi

Deputetët kërkojnë zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e Deharit

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Komisioni kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejt dhe në mënyrë profesionale të zbardhin të vërtetën dhe të gjejnë shkaktarët e vdekjes së personit të paraburgosur.

“Ka qenë rast i rëndë dhe besojmë se organet kompetente do të dalin me raporte mbi gjendjen e vërtetë për ditën e shtunë në burgun e Prizrenit”,  tha kryetarja e këtij komisioni, Selvije Halimi.