Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Komisioni kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejt dhe në mënyrë profesionale të zbardhin të vërtetën dhe të gjejnë shkaktarët e vdekjes së personit të paraburgosur.
“Ka qenë rast i rëndë dhe besojmë se organet kompetente do të dalin me raporte mbi gjendjen e vërtetë për ditën e shtunë në burgun e Prizrenit”, tha kryetarja e këtij komisioni, Selvije Halimi.