“Përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nuk korrespondon me përbërjen e deputetëve në Kuvend, gjegjësisht KSHZ-ja nuk përfaqëson partinë politike nga opozita me numrin e dytë më të madh të deputetëve në Kuvend”, thuhet në projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, të dorëzuar nga një grup deputetësh.
Propozimi i referohet Lëvizjes Besa, ku ata kërkojnë përfaqësuesin e tyre në KSHZ në vend të Bedredin Ibrahimit, i deleguar nga PDSH. Si qëllim kryesor për propozimin e ndryshimeve, është harmonizimi i përbërjes së KSHZ-së me përbërjen e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshimet kërkohen të sillen me procedurë të shpejtë, ndërsa propozimi vjen nga Lëvizja Besa të cilët tanimë disa muaj insistojnë të kenë anëtarin e tyre në KSHZ.
Më herët u drejtuan edhe tek qeveria për mendim, ndërsa kanë kërkuar edhe interpretim autentik të Kodit Zgjedhor./Telegrafi/