Komisioni për Punë të Brendshme është mbledhur për të diskutuar çështjen e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi, nga Policia e Serbisë.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka bërë thirrje ministres për Dialog që të ndërpresë të gjitha bisedimet me palën serbe përderisa nuk ndodh lirimi i Thaçit nga paraburgimi.
Musliu po ashtu tha se të nxirren nga lista e kërkimeve të gjithë zyrtarët shtetëror që kanë të bëjnë me vitet 1998-99 pasi që siç tha ajo rasti i Nehat Thaçit nuk është rast i izoluar pasi që edhe në raste tjera kanë ndodhur arrestime të ngjashëm të shtetasve të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Unë konsideroj se nuk ka asnjë vlerë të vazhdojmë bisedimet me Serbinë derisa ndodhin raste të tilla”, tha Musliu.
Në lidhje me këtë arrestim shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe anëtarët e tjerë të komisionit./