Site icon Telegrafi

Deputetët italianë i japin besimin qeverisë së re

Deputetët italianë me shumicë votash i dhanë besimin sot në mbrëmje qeverisë së re të kryeministrit Paolo Gentiloni, i cili duhet që të marrë nesër edhe besimin e shumicës së senatorëve.

368 deputetë të Dhomës së Ulët votuan pro, ndërsa vetëm 105 ishin kundër.

Paolo Gentiloni, 62 vjeç, ka paraqitur programin e tij qeverisës, duke filluar nga ndërhyrjet në zonat në qendër të Italisë të prekura nga tërmetet në gusht dhe tetor të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version