Kancelarja gjermane Angela Merkel po punon për të sheshuar mosmarrëveshjet brenda partisë së saj për programin e tretë të shpëtimit të Greqisë.
Klaus Willsch, deputet gjerman i partisë Kristian Demokratike të Merkel-it. “Unë do të votoj ‘jo’. Arsyeja e rëndësishme për njerëzit e partisë time që menduan se mund të justifikojnë një paketë të tretë shpëtimi do të funksionojë, nuk funksionon më, sepse FMN-ja është jashtë”.
“FMN-ja është jashtë sepse mendon Greqia nuk ka qëndrueshmëri të mjaftueshme për të paguar borxhin”.
Nga ana tjetër, Merkel po përpiqet të bindë FMN-në për të kontribuar në paketën e re të shpëtimit.
Shefja e FMN-së Christine Lagarde, ka deklaruar më herët se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Gjermania dhe vendet e tjera të eurozonës bien dakord për reduktimin e borxhit të Greqisë. /Telegrafi/