Telegrafi

Deputetët gjeorgjianë rrahën sërish me grushta (Video)

Është përsëritur ngjarja sa qesharake aq edhe e rëndë në televizionet gjeorgjiane. Sërish dy deputetët kundërshtarë të forcave politike, janë përfshirë në një përleshje fizike gjatë një debati televiziv.

Përleshja ka nisur pasi njëri nga deputetët ka lagur me ujë kundërshtarin dhe është nisur drejt tij për ta goditur. Moderatorja ka tentuar disa herë t’i ndajë, por sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e karrigeve të studios televizive.

Lexo po ashtu Deputetët ukrainas rrahën në prezencë të gazetarëve (Video, +16)

Gjeorgjia është në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe si rrjedhim, debatet televizive janë të ashpra, por dy herët e fundit kane qenë edhe të dhunshme, transmeton tvklan.

Sjellim në mend, atë të një jave më parë, ku u desh ndërhyrja e producentit që t’i ndante dy deputetët.