Telegrafi

Deputetët francez e presin me duartrokitje kolegun e tyre: Reitzer ishte në koma shkaku i coronavirusit

Parlamentarët francezë i dhanë një ovacion një ligjvënësi, i cili po kthehej në punë pasi ishte infektuar me COVID-19 dhe kaloi një muaj në koma.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand, u tha deputetëve se po i jepte fjalën Jean-Luc Reitzer, i cili kaloi dy muaj e gjysmë në spital duke u trajtuar për efektet e virusit.

Anëtarët e asamblesë u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën Reitzerin, ndërsa ai u drejtua për te mikrofoni për të mbajtur fjalimin e tij.

“Faleminderit, unë jam shumë i prekur”, u tha ai kolegëve të tij, raporton lefigaro.

Reitzer ka qenë deputet i parlamentit që nga viti 1988 dhe është anëtar i partisë së opozitës së qendrës së djathtë Les Republicains.

Ai përfaqëson një nga rajonet në Francën lindore më i goditur në valën e parë të shpërthimit në fillim të vitit 2020. Ai e përdori fjalimin e parë për të apeluar drejt qeverisë që të financojë më shumë sistemin e kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/