Telegrafi

Deputetët e përjashtuar të VV-së, nuk largohen nga salla e Kuvendit (Foto)

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dy herë sot për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij veprimi, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të përjashtoj nga seanca pesë deputetët e VV-së: Fitore Pacollin, Salih Zybën, Xhelal Sveçlen, Drita Millakun dhe Liburn Aliun.

Por pavarësisht këtij vendimi këta deputetë janë parë në sallën ku pritet që sërish të fillojë seanca. /Telegrafi/